Moti i keq "zhvesh" nga sinjalistika superstradën Lezhë- Shkodër

Era e pazakontë që përfshiu qarkun e Lezhës ka dëmtuar tabelat e sinjalistikës rrugore në superstradën Lezhë- Shkodër. Gjithashtu është dëmtuar dhe një pikë karburanti në afërsi të Dajçit. Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi, inspektoi nga afër situatën e krijuar. Firma kontraktore ka nisur punën për riparimin e sinjalistikës së dëmtuar.