Momenti i arrestimit të Albin Kurtit

Albin Kurti dhe dy deputetë të tjerë Vetëvendosjes janë arrestuar nga Policia e Kosovës. 3 deputetët janë arrestuar në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tyre pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës. Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi janë arrestuar ndërsa po hynin në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës. Gjykatësi i Themelores në Prishtinë, Beqir Kalludra, ka lëshuar urdhërarrestin pasi ata kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. /Foto marrë nga REL