Miss Vietnam rrëmben kurorën e Miss Globe 2017

55 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës janë bërë bashkë në eventin e Miss Globe ku u shpall fituese Miss Vietnam. Në Tiranë u zhvillua konkursi i bukurisë ku pati tension të madh në momentin final, por kurora iu dha Khanh Ngan. Në vendin e dytë u zgjodh Miss Philipinet, Nelda Ibe që është edhe shoqëruesja e parë e Miss-it. Shqipëria u përfaqësua nga 16 vjeçarja Alesia Çoku, e cila fitoi vendin e tretë si shoqëruese e Miss-it. Ndërkohë që dy shoqërueset e tjera ishin Miss Siberia dhe vendin e katërt e rrëmbeu Cape Verde. Foto nga LSA / Gent Shkullaku /Oranews.tv/