Miss Globe të ftuarat speciale në Ora News

Karriera e tyre është e lidhur ngushtë me median dhe për ta prekur e njohur nga afër këtë industri e botë të magjishme, 58 vajzat e Miss Globe 2017 vizituan ambientet e Radio Televizionit Ora News. Bukuritë nga mbarë bota u pritën nga familja Ndroqi. Presidenti i RTV Ora News dhe Drejtorja e Përgjithshme e televizionit i njohën konkurentet për kurorën e Miss Globe me historinë e suksesshme 10 vjeçare të Ora News.