Mirësevini ne mbretërinë e skive

Austria cilësohet si "mbretëresha" e skive. Është destinacioni ideal për të gjithë të apasionuarit e këtij sporti, pasi në të gjithë rajonin e saj ofron zona shumë të mira për të praktikuar skijimin. Zonat më të frekuentuara janë Tiroli dhe Salisburgu. Miliona turistë nga e gjithë bota zgjedhin Austrinë për shkak të bukurisë dhe shumëllojshmërisë së pistave që të ofron relievi i saj.