Minatorët në protestë përpara Kryeministrisë

"U mbush kupa, mjaft! Qeveri dil nga bunkeri!" Më këtë thirrje dhjetra minatorët dhe përfaqësues të sindikatës së tyre po protestojnë sot para Kryeministrisë. Situata po shoqerohet me tensione pasi Kryeministria është rrethuar me një kordon policie. Protestuesit ndërmorën dy tentativa në harkun kohor të pak minutave për të çarë kordonin e policisë dhe për të hyrë në Kryeministri. "Kërkojmë ligjin jo Maliqin. Kërkojmë hakun, jo dajakun", "Kryeministri ka frikë", vazhduan thirrjet në kor të minatorëve. /FOTO LSA/