Mijëra në shesh për një "Europë pa mure"

Kryeministri hungarez Viktor Urban u prit me protesta në Milano. Rreth 15 mijë njerëz sipas organizatorëve (ndërsa policia njoftoi për 3 mijë protestues) u mblodhën në Piazza San Babila në Milano për të protestuar kundër vizitës së kryeministrit hungarez. Tubimi " Europa pa mure" u organizua nga parti të ndryshme politike dhe shoqata. Futbollistët e St.Ambroeus Fc, ekipi i parë i emigrantëve dhe refugjatëve të regjistruar në FIGC që organizojnë një ndeshje futbolli, gjithashtu morën pjesë në nismën e protestës. Ish-kryetarja e Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini ishte gjithashtu e pranishme në shesh.