Më shumë frymë Shkodrës

Në moton "Patriot është dhe ai që i dhuron vendit të tij një pemë", "Tifozat kuqezi" në kuadër të 15 vjetorit të krijimit të këtij tifogrupi, së bashku me EKO Mendje organizuan një aksion me mbjellje fidanësh në Ballkonin e Bunës në Tarabosh. 150 fidanë të dhuruar nga tifozat kuqezi për Ballkonin e Bunës, aty ku fidan pas fidani po kthehet një park natyror falë dashurisë që ka gjithësecili për Shkodrën.