Jashtë Kupës së Botës, futbollistët nisin pushimet

736 lojtarë, mijëra pjesëtarë të stafit dhe miliona sy janë gati për të marrë pjesë në turneun më të rëndësishëm botëror, Kupa e Botës. Megjithatë, shumë futbollistë kanë mbetur jashtë listës së 32 kombëtareve pjesëmarrëse në Rusi 2018 dhe nuk kanë hezituar për të nisur pushimet. Në këtë fotogaleri do të shikoni shumë emra të njohur të futbollit botëror, ndërsa në mesin e tyre është dhe trajneri që fitoi 3 herë rrjesht Champions League, në "timonin" e Realit të Madridit, Zinedine Zidane.