Marshimi i protestuesve në bulevard

Sot në orën 19:00 nisi protesta e tetë kombëtare e opozitës. Protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë me pankarta "Rama ik" dhe me tymuese në duar. Policia e shtetit u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit. Jo vetëm kaq, por u bënë thirrje dhe organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar. Policia deklaroi se do të kundërveprojë kundrejt çdo akti dhune. FOTO: LSA