Magjia e Syrit të Kaltër

Syri i Kaltër është një vend turistik shumë i bukur që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë - Gjirokastër. Është një pikë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellësia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit. Eshtë burimi më i madh dhe më interesant ndėr 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të gjerë.