Lushnjari kapet në Belsh me 12 kg kanabis në “Opel”

Një operacion i koduar “Marangozi” ka çuar në sekuestrimin e një sasie prej 12 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Policia e Elbasanit bën me dije se ka arrestuar shtetasin Andon Alla, 41 vjeç banues në fshatin Dushk Lushnje.