Lumi Kalasë bllokon rrugën, izolohen dy fshatra në Delvinë

Bllokohet për herë të tretë rruga që të lidh me fshatrat e Kalasë, Tatzat të njësisë Vergo Bashkia Delvinë. Situata paraqitet e tillë prej më shumë se 24 orësh. Mjafton të bien pa reshje dhe lumi Kalasë vërshon mbi rrugë, e cila prej kohësh ka mbetur në mëshirë të fatit. Jane 130 familje te bllokuara në dy fshtatrat Kalasë e Tatzat. Është shembur edhe një urë gjatë kësaj rruge. Rruga nga Delvina për në Kalasë e Tatzat është bërë e pakalueshme. Lumi i Kalasës ka shtuar prurjet. Banorët kërkojnë ndihmë që të dalin nga izolimi. Probleme ka edhe në urën e Vanës në Delvinë pasi prurjet e lumit të Kalasës rrezikojnë që uji të dalë mbi urë.