Londra lë pas Parisin

Londra mundi Parisin, New York, dhe Tokion duke u renditur qyteti më i mirë në botë për vitin 2019. Hulumtimi u krye nga kompania konsulente Resonance, e cila shqyrtoi shtatë faktorë të ndryshëm për të përpiluar listën e saj për vitin 2019. Faktorët ishin përballushmëria e shtëpive dhe mundësive për punësim, cilësia e mjediseve natyrore dhe të ndërtuara, cilësia e instucioneve kyçe, atraksionet dhe cilësia infrastruktura, diversiteti i njerëzve, promovimi online, prosperiteti ekonomik dhe cilësia e arteve, kulturës, restoranteve dhe klubeve të natës.