Llogaraja zbardhet nga dëbora

Mëngjesi i kësaj të diele ka sjellë dëborën e parë në Qafën e Llogarasë në Vlorë. Paraprakisht nuk raportohet për probleme në lëvizjen e mjeteve në aksin nacional Vlorë-Llogara, por policia rrugore apelon për kujdes. Ora News ka arritur të sigurojë këto pamje ku tregohet se trashësia e dëborës arrin në disa centimetra.