Lezhë, ekzekutohet vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi Aleksandër Ndoka, vëllai ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vrasja mund të ketë ndodhur rreth orës 22:30 e të premtes (8 dhjetor 2017) ndërsa policia njofton se në orën 04:25 të 9 dhjetorit kanë konstratuar në makinë trupin e pajetë të 48 vjeçarit. Aleksandër Ndoka u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Mitsubish”, 2 metra larg banesës në lagjen "Nënë Tereza" në Lezhë. Ndoka ishte anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës nga një parti e vogël, dhe dy muaj më parë ishte emëruar drejtor i IKMT-së për veriun në qendër të Shkodrës