Leonardo DiCaprio pushime romantike me të dashurën

Leonardo DiCaprio është duke shijuar pushimet në Evropë. Ylli i Hollywood është fotografuar nën shoqërinë e të dashurës së tij 22 vite më të re, Camila Morrone. Çifti ka zgjedhur të shijojë rrezet e diellit në një udhëtim më varkë në Itali. Aktori i 'Wolf of Wall Street' dhe 21-vjeçarja u fotografuan duke u zhytur në detin e kristaltë. Modelja zeshkane e veshur me bikini vuri në pah format e saj mahnitëse.