Foto pikante/ Laçi zhyt në krizë Tiranën e Ze Marias

Laçi dhe rezultatet pozitive në këtë sezon janë një binom i pandashëm, me kurbinasit që kanë regjistruar takimin e 8-të ka humbje në këtë sezon të Kategorisë Superiore, pasi kanë marrë pikë të plota nga transferta e "Selman Stërmasin" ndaj Tiranës me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Edison Xhixha, me mesfushorin që shënoi një gol mjaft të bukur kur po kronometrohej minuta e 50-të. Me këtë fitore Laçi mbetet e pathyeshme në kampionat, duke regjistruar 4 fitore dhe 4 barazime, dhe ngjitet momentalisht në vendin e 3-të me 16 pikë, ndërsa Tirana i rikthehet rezultateve negative. Kjo është humbja e katërt në 8 javë kampionat. Bardheblutë mbajnë vendin e 7-të me 8 pikë. Një disfatë që zhyt në krizë Tiranën e Ze Marias, me teknikun brazilian që mund të rrëzikojë shkarkimin. /Foto LSA