Ky hotel i pabesueshëm ju lejon të flini në mes të akullnajës

Një hotel i ndërtuar në mes të Alaskës lejon që të gjithë që shkojnë atje, të akomodohen për të fjetur. Pamjet janë të pabesueshme, ndërsa në pesë dhomat që ofron hoteli mund të flejnë 10 mysafirë në një lartësi mbi 1700 metra. Të gjithë mund të qëndrojnë brenda kabinës së ngrohtë dhe të shijojnë dëborën që bie jashtë. Aty ka shefa kuzhine të cilët janë në dispozicion të atyre që dëshirojnë të hajnë darkë, qoftë edhe romantike.