Ky është tempulli më i madh në botë

Angkor Wat (Tempulli i qytetit) është një kompleks i madh i tempujve në Kamboxhia, i njohur si tempulli më i madh në botë. I tërë tempulli mbulon një sipërfaqe prej 2 kilometra katrorë. Muri i jashtëm i tij është i gjatë 1025 metra, gjerësia 805 metra, ndërsa lartësia 4,5 metra, ndërsa përreth tij gjenden 30 m fushë e hapur, e kufizuar me një kanal të gjerë 190 metra. Ky tempull që është bërë simbol zyrtar i Kamboxhias, e madje gjendet edhe në flamurin e këtij vendi, është një nga pikat kryesore turistike që vizitohet nga më shumë se gjysmë milioni turistë çdo vit.