Protesta, hidhen mjete piroteknike drejt oborrit te Kuvendit

U duk se gjithçka do të mbyllej qetë por protesta u tensionua pas zhvendosjes nga Kryeministria. Muzika dhe thirrjet Rama ik para Kryeministrisë i lanë vendin tensioneve, hedhjes pa kriter të shashkave, tymueseve dhe kapsollave para Kuvendit. Raportohet se protestuesit gjuajtën me gurë drejt policisë. Një protestues i pa i plagosur pas një sherri mes protestuesve. Ka dhe përforcime të policisë. Me megafon policia apelon për ruajtjen e qetësisë. FOTO: LSA