Kuqezinjtë fitojnë ndaj Uellsit

Shqipëria e drejtuar nga Christian Panucci ka bërë autokritikë për atë humbje të pak ditëve më parë në Shkodër. Kuqezinjtë kanë fituar minimalisht 1-0 miqësoren e luksit përballë Uellsit, duke zbutur disi situatën. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Bekim Balaj me 11 metërsh. Takimi i "Elbasan Arenës" nisi i vrullshëm për të besuarit e Ryan Giggs që brenda dy minutave të para kishin 3 raste të pastra për të shënuar.