Kupa e Botës/ Iran-Marok 1-0

Një autogol i Bouhaddouz në çastet e fundit të takimit i ka dhënë 3 pikë mjaft të vyera Iranit, që mposhti me rezultatin minimal 1-0 Marokun. Të dy palët kishin nevojë për një fitore në këtë, duke ditur se Spanja dhe Portugalia presin në ndeshjet e tjera të grupit. Duke qenë nën trysninë e kundërshtarit për pjesën më të madhe të pjesës së parë, ishte Irani që kishte shanset më të mira për të shënuar. Kur u duk se ndeshja do të mbyllej në barazim pa gola, ishte futbollisti i futur në minutën e 76-të, që në mënyrë të çuditshme e dërgoi topin në portën e tij, duke i dhuruar fitoren skuadrës mike. Me këtë fitore Irani ngjitet në vendin e parë të Grupit B, duke ngjallur shpresat për një kalim në fazën tjetër.