Kupa e Botës nga 'Sheshi Skenderbej'

Finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë u ndoq nga miliona tifozë në mbarë botën. Kjo superfinale, e cila dhuroi spektakël dhe emocion u ndoq edhe në Tiranë. Shumë tifozë u mblodhën në sheshin "Skënderbej" dhe të ulur këmbë kryq, apo duke konsumuar një gotë birrë kanë shijuar emocionet e ndeshjes.