Kukësi përgatitet për Skënderbeun, bora "pushton" Zeqir Ymerin

Këtë mesjavë do të luhet raundi i 22-të i kampionatit shqiptar ku spikat supërsfida mes Kukësit dhe Skënderbeut. Gjithashtu nuk bie poshtë, që takimi të shtyhet për një tjetër datë, pasi reshjet e dëborës kanë "pushtuar" qytetin verilindorë. Reshjet e dëborës që kanë nisur prej ditësh në qytetin e Kukësit, kanë bërë që stadiumi "Zeqir Ymeri" të pushtohet nga bora.