Kukësi "eksploron" fushën e "Elbasan Arena"

Në "Elbasan Arena" po luhet përballja e javës së parë të Kategorisë Superiore, me shortin që ka vendosur përballë Kukësin dhe Laçin. Momentalisht është mbyllur pjesa e parë, fraksion i fituar nga nënkampionët me shifrat e ngushta 1-0. Goli i vetëm në këtë 45 minutësh të parë u shënua nga mbrojtësi Melo në minutën e 43-të.