Ksamili shkatërrohet nga ndërtimet pa leje

Bashkia e Sarandës vijon të bëhet pengesë për zbatimin e një vendimi të formës së prerë të gjykatës, duke u bërë palë në një konflikt pronësie në këtë qytet. Pushteti vendor ka përdorur Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe policinë për të penguar një familje në rrethimin e pronave të saj. Ka më shumë se 6 muaj që janë ndërprerë veprimet për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të formës së prerë nga punonjësit e Policisë Sarandë, shefi i Komisariatit Ilirjan Demaj dhe nga punonjësit e Bashkisë dhe IMT, duke marrë kompetencat e gjykatës. Cilat janë masat që po merren për zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës se prerë në qytetin e Sarandës? Pengohen pronarët të gëzojnë të qetë pronat e tyre dhe lejohen të ndërtohet nga "pushtues" të paligjshëm , duke u bërë kështu bashkëpuntor në veprën penale të ndërtimit të paligjshëm. Rasti i fundit është ditën e djeshme, ku shtetasi Hirakli Marku ka ndërtuar mbi det dhe në pronën e ish-pronarit u ndalua nga policia dhe u la i lirë për më pak se një orë.