Kryevepër! Kur metroja kthehet në një galeri arti

Është konsideruar si sistemi më i bukur nëntokësor i metrosë në botë. Metroja e Stokholmit është një nga galeritë më të gjata në botë me 90 nga 100 stacione që shfaqin vepra artistike me ngjyra të shumëllojshme. Linja e parë e metrosë në kryeqytetin suedez u krijua në vitet 1950 me T-Centralen që ishte stacioni kryesor në qendër të qytetit. Në atë kohë, hulumtimet e kryera në Paris treguan se njerëzit që jetonin në qytet kalojnë një shumë prej viteve të jetës së tyre në transportin publik. Dhe kjo bëri që artistët suedezë Siri Derkert dhe Vera Nilsson të argumentonin se metrotë janë vendi idelal që njerëzit të shijonin artin. Dhe në vitin 1956 u bë konkursi për gjetur artistët që do të hidhin talentin e tyre në stacionet e metrosë. Ishin 21 artistë që u përzgjodhën dhe në vitin 1970 një komitet i quajtur Trafikens Konstnamnd u krijua për të vendosur se cilat vepra arti duhet të shfaqeshin në stacione. Tani më shumë se 1 milionë udhëtarë shijojnë artin publik dhe çdo stacion ka një temë të ndryshme me që trajtojn disa çështje shoqërore.