Krocere e MSC në gjirin e Sarandës

2360 turistë nga e gjithë bota mbërritën të enjten në Sarandë në ndalesën e parë të krocerave të gjigantit MSC që jo zyrtarisht, cilësohet si nisja e sezonit turistik në qytetin bregdetar. Ata që zgjodhën të zbresin në breg u pritën nga përfaqësues të Ministrisë së Turizmit e Prefekturës së Vlorës, të cilët presin që numri i turistëve të shënojë rritje këtë sezon të ri. FOTO:LSA