Kristen Stewart zbathur në tapetin e kuq të Kanës

Aktorja e famshme Kristen Stewart është shfaqur shumë e lodhur në tapetin e kuq të Kanës. Stewart erdhi në festivalin e filmit për premierën e BlacKkKlansman, por nga orari i saj i tejzgjatur po i fihej gjumë. Por jo vetëm, tepër e lodhur Kristen nuk mund të qëndronte më mbi taka. Ndaj ajo 'theu' një rregull të pashkruar të Kanës duke hequr takat dhe eci të tapetin e kuq e zbathur. 28-vjeçarja vendosi që ti bënte gjërat siç dinte vetë dhe si të ndjehej më komforte me veten. Aktorja mbante veshur një fustan të shkurtër metalik dhe transparent.