"Krishti" mbytet në një det plastike, polemika

Ky instalacion në Bari të Italisë në prag Krishtlindjesh ka ngjallur polemika të shumta. "Fëmija lind në det, ku Giuseppe dhe Maria, refugjatë, nuk janë të mirëpritur nga askush dhe jetojnë përvojën që shumë emigrantë po përballen në Detin Mesdhe. Deti plastik në sfond është një thirrje alarmi kundër ndotjes ", ishte shpjegimi i autorëve të instalacionit.