Krijesat e çuditshme të detit

Roman Fedortsov është një peshkatar rus që ka marrë famë në Instagram, ku ka mbledhur 350 mijë ndjekës me fotot e krijesave më të veçanta detare që kap në det të hapur. Duke qenë se peshkon në zona të thella, ai kap shpesh gjallesa tepër të veçanta deti, të cilat i poston në internet. Jo vetëm të veçanta, por disa prej tyre duken sikur kanë dalë nga përbindëshat e librave të fantazisë.