Korçë, grabitësit çajnë murin e grabisin apartamentin

Shtëpia e një çifti emigrantësh nga Korça u vodh gjatë orëve të para të mëngjesit. Grabitësit çanë murin e pasëm te banesës dhe vodhën gjithçka. Hajdutët fillimisht kishin hyrë në magazinën ngjitur me banesën dhe më pas kishin çarë nje pjesë të murit, duke depërtuar brenda shtëpisë, të cilën e boshatisën plotësisht. Familjarët i deklaruan policisë se hajdutët kanë vjedhur të gjitha pajisjet elektroshtepiake dhe disa sende personale të çiftit, që është në emigrim prej disa vitesh. Grabitësit kanë shkatërruar me mjete të forta murin e banesës , megjthatë askujt prej banorëve të pallatit , që ndodhet në lagjen nr. 15 të qytetit, nuk i ka bërë përshtypje zhurma që vinte nga kati i parë.