Komunistët tek Varrezat e Dëshmorëve

Edhe këtë vit nostalgjikë të diktatorit Enver Hoxha kanë kryer homazhe dhe nderuar në monumentin Nënë Shqipëri, sot me rastin e 73 vjetorit të Çlirimit. Po paraditen e sotme Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar sot e homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Homazhet u mbajtën dhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Nostalgjikët mbanin në duar pankarta ku shkruhej "Lavdi veprës së Enver Hoxhës" dhe "Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha"