Kjo urë në Korçë rrezikon të shembet nga momenti në moment

Në Korçë dalja nga shtrati i lumit Devoll rrezikon të shembë një urë në aksin Zemblak Pustec. Njëra këmbë e urës po bie. Policia dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve në këtë aks sepse pritet të shembet nga momenti në moment, informon gazetarja e Ora News Lediona Dervishi.