Këngëtaret shqiptare në Grammy Awards 2018

Mbrëmjen e së dielës u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Grammy. Në tapetin e kuq kaluan shumë yje botërore, midis tyre edhe 3 këngëtare shqiptare. Bebe Rexha, Rita Ora dhe Bleona Qereti shkëlqyen në tapetin e kuq. Bebe Rexha u shfaq me një stil tjetër të flokëve dhe tërhoqi vëmendjen me një fustan ngjyrë krem të ngushtë mbas trupit. Ndërsa Rita Ora dhe Bleona Qereti zgjodhën fustan të zi.