Kate Middleton kopjon kunatën?

Shpërthejnë thashethemet për mënyrën e të veshurit të dukeshës së dashur Kate, e cila është përfolur shumë për riciklimin e veshjeve të saj (faktin që një fustan e vishte më shumë se një herë në daljet publike) Kësaj radhe, ekspertëve të modës një detaj nuk i ka shpëtuar: jaka e Kate Middleton. Modeli i fustanit të saj është karakterizuar nga një jakë 'model sy', detaj që është shumë i dashur për një tjetër dukeshë: Meghan Markle. Përveçse e zgjodhi për fustanin e nusërisë, Meghan e ka përdorur edhe në shumë raste të tjera. Kësaj radhe duket se Kate Middleton nuk riciklon, por kopjon...kunatën!