Laçi mposht Kamzën, ngjitet e katërta

Fitore minimale arriti dhe Laçi. Kurbinasit mposhtën në limitet e kohës së rregullt Kamzën, 1-0, duke "thyer" mallkimin barazim. Ishte mesfushori shkodran Ndriçim Shtubina i cili në minutën e 3-të shtesë shndërroi në gol një krosim të Hadroj, duke i dhënë 3 pikë mjaft të rëndësishme të tijëve, të cilët "thyejnë" mallkimin e barazimeve. Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e 4-t me 10 pikë, katër më shumë se Kamza e vendit të gjashtë./ FOTO LSA/