Kakavijë, vijon fluksi i kthimit të emigrantëve në Greqi

Pas përfundimit të festave në pikën kufitare të Kakavijës ka vijuar fluksi i emigrantëve që dalin nga territori shqiptar. Në 24 orët e fundit kanë dalë 4526 shtetas shqiptarë dhe kanë hyrë 2439. Ndërkohë mësohet se pala greke punon me dy sportele, duke shkaktuar radhe dhe pritje në doganë. Hyrje e shtetasve shqiptarë 2439 Dalje e shtetasve shqiptarë 4526 Hyrje e shtetasve të huaj 479 Dalje e shtetasve të huaj 687 Hyrje mjete shqiptare 396 Dalje mjete shqiptare 1008 Hyrje mjete të huaja 211 Dalje mjete të huaja 282