Kafe dhe muhabet, Rama dhe Basha sot në Kuvend

Seanca e sotme plenare u shoqërua me debate, ku dominoi ai mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Basha. Edhe pse pritej që diskutimi të fokusohej tek buxheti për vitin 2018, dy protagonistët folën për gjithçka të mundshme gjatë gjithë mesditës por jo për buxhet.Kryeministri duket se ishte i përgatitur, pasi veç shishes së ujit kishte marrë me vete dhe kafen, të cilën e kthente herë pas here ndërsa Basha fliste nga foltorja e Kuvendit. Fotot nga LSA