Jeta luksoze në kullë

Një kullë gotike në Kent të Anglisë shndërrohet në shtëpi luksi dhe shitet për 2 milionë paund. Grade I listed Hadlow Tower ka 4 dhoma gjumi, katër banjo, një dhomë ngrënieje, një kuzhinë, një dhomë pritjeje dhe një dhomë kinemaje. Kulla është ndërtuar në maj të 1838-s nga tregtari i pasur Walter Barton në mënyrë që të përgjonte ish gruan e tij, e cila e la për një fermer vendas. Pronari aktual Christian Tym, i cili po e shet atë pasi jetoi me gruan dhe katër djemtë e tij, e përshkruan kullën si 'misterioze dhe të mrekullueshme'.