"Jelekët e verdhë" të Francës bëhen portokalli në Astir

Të frymëzuar nga rezistenca e "jelekëve të verdhë" në Francë, banorët e Astirit në ditën e 30 të protestës së tyre kanë zgjedhur të veshin edhe ata jelekë, por ngjyrë portokalli. Ata bllokuan rrugën tek Unaza e Re edhe këtë pasdite, duke u shprehur kundër prishjes së banesave të tyre. /Foto: LSA/