Ja si duket Conchita me pamjen e re

Conchita Wurst, "drag queen"-i i famshëm që fitoi Eurovisionin në 2014-n, ka vendosur të ndryshojë në mënyrë drastike pamjen, duke nxjerrë disa foto në Instagram. 'Këngëtarja' austriake ka prerë flokët e gjatë dhe është bërë bjonde (përfshirë edhe mjekrën). Ashtu siç tregon ajo vetë në rrjetet sociale, do të marrë pjesë në 'Life Ball' të Vienës, një nga evenimentet e bamirësisë që mbështesin luftën kundër Sidës, ndër më të rëndësishmit në botë. Kohët e fundit, Conchita, e detyruar nga kërcënimet e një prej ishëve të saj ka rrëfyer: "Jam e infektuar me HIV prej shumë vitesh".