Ja si dukeshin yjet në Brit Awards

Është një prej netëve më të mëdha të muzikës britanike. Rita Ora, Holly Willoughby, Ellie Goulding dhe Kylie Minogue kanë qenë të parat që janë shfaqur në tapetin e kuq për të pozuar për Brit Awards 2018 që u mbajt në Londër këtë mbrëmje. Dua Lipa ishte një ndër këngëtaret që ishte nominuar për 5 çmime, ndërsa arriti të merrte titullin si këngëtarja më e mirë. Këngëtari më u mirë u shpall Stormzy. Çmimin e kritikës e mori Jorja Smith, ndërsa për grupin ndërkombëtar më të mirë e fitoi Foo Fighters.