Ish 'Bond Girl' që sot mbush plot 50 vjeç

Karriera e saj në botën e kinemasë është e lidhur ngushtësisht me rolin e interpretuar tek "Il postino" në krah të Massimo Troisi, por është e pamundur ta harrosh edhe në sagën '007', tek seria 'Bota nuk mjafton'. Maria Grazia Cucinotta, lindur në Messina, më 27 korrik të 1968s, mbush sot 50 vjeç. "Jam e lumtur, shifra e rrumbullakosur nuk më tremb", ka thënë siçiliania, e cila, gjykuar nga pamja, në vend që të trembet duhet të jetë shumë krenare.