I shpëtohet jeta nënës së dy fëmijëve, ishte e izoluar nga bora

Forcat e Armatosura ndërmorën një operacion shpëtimi në fshatin Tejdrinë të njësisë administrative Ujmisht në bashkinë e Kukësit. Trëndafile Miçi, nënë e dy fëmijëve, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit dhe një mjet i rëndë, u nisën drejt fshatit Tejdrinë. Për shkak të trashësisë së borës, ushtarakëve iu desh të ecnin edhe për rreth 1 orë e gjysmë në këmbë deri në shtëpinë e të sëmurës.