Hoteli në Dubai i preferuar për JLo kushton 15 mijë paund nata

Kuzhinierë të zgjedhur nga e gjithë bota, një pishinë private dhe abazhur që peshon 3 ton brenda suitës 15 mijë paundëshe në Dubai, ku çdo detaj është disenjuar nga Donatella Versace. Është ky hoteli 500milion paundësh që ka brenda tij 215 suita. Mban emrin e brandit të njohur Versace dhe është një hotel befasues. Së fundmi, ky hotel është vizituar edhe nga ylli Hollivudian Jennifer Lopez, e cila ka qëndruar aty në shumë raste, ku më i fundit ishte në Nëntor.