Hipopotami shpëton antilopën nga nofullat e krokodilit të uritur

Foto të pabesueshme tregojnë sesi një hipopotam hero ka ndihmuar një antilopë që të shpëtojë nga nofullat e një krokodili të uritur. Në një ndeshje për jetë a vdekje që zgjati më shumë se një orë, krijesa e pafuqishme u mbajt nën ujë nga kokodili në Parkun Kombëtar të Murchison Falls, në Ugandë. Antilopa u shkëput përfundimisht nga nofullat e fuqishme të krokodilit kur ndërhyri një hipopotam, duke e tërhequr nga uji. Pamjet janë realizuar nga Brenden Simonson, 25 vjeç që po i bënte guidën turistëve ndërsa vëzhgoi skenën e pabesueshme në Lumin e Bardhë të Nilit. Por pak orë më vonë, pas arratisjes së mrekullueshme antilopa shihet duke pushuar pranë të njëjtin lumë shumë afër një krokodili tjetër.