Hapi dyqanin e bllokuar nga AKU, i gjendet edhe mall kontrabandë

Një tregtar mishi në Korçë ka rënë në prangat e policisë për kontrabandë. I arrestuari është Nazar Dvorani, 57 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt të tregëtimit të mishit dhe produkteve të tij që ky shtetas administronte, nga ana e seksionit për krimin ekonomik-financiar në bashkëpunim me AKU-Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 kg mish dhe produkte të tij në gjendje të ngrirë me mbishkrime greke. Policia thotë se "kjo sasi malli dyshohet të jetë kontrabandë". Po sipas policisë, "me 1 gusht të këtij viti ky subjekt tregtar është bllokuar nga ana e AKU-së, pasi gjatë kontrollit të ushtruar i është konstatuar një sasi prej 350 kg mish në gjendje të ngrirë, e cila ishte jashtë standarteve higjeno-sanitare".