Hamburg bie nga kategoria, tifozët djegin stadiumin

Sezoni 2017-2018 ka rezultuar "fatal" për Hamburgun që pas 54 vjetësh qëndrimi në elitën e futbollit gjerman do të provoj shijen e një kategorie më poshtë. Edhe pse mposhti Borussia Monchengladbahun me rezultat 2 me 1, Hamburgu ku aktivizohet dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj bie në Bundesligën 2. Takimi mes Hamburgut dhe Gladbahut u ndërpre në minutat e fundit për shkak se tifozë të Hamburg u futën në fushë dhe i vendosën zjarrin stadiumit.